Një incident i rëndë ndodhi në det këtë të diel në gjirin e Kakomesë, ku dy mjete lundruese turistike u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar tre turistë të huaj. Charlotte Ann Richards, nga Australia; Alit El Haj Sofian, nga Franca dhe Bionde Catherine, nga Italia. Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Operacioni i shpëtimit u koordinua dhe u realizua në kohë reale nga: Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH), Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), Policia Kufitare Sarandë. Lidhur me rastin po vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të aksidentit.