Policia e Fierit ka vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksidentin me një viktimë të resgjitruar mesidtën e së martës në kryqëzimin e Vajkanit, përgjatë aksit Fier–Lushnje. Ata akuzohen për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Të dy shoferët mbetën të plagosur nga aksidenti, ndërsa është ende në spital nën kujdesin e mjekëve 30- vjeccarja që drejtonte mjetin ku ndodhej pasagjere viktima. Bëhet me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota që shkaktuan përplasjen e fortë mes dy mjeteve.