Top News – Përplasen keq në Alaskë/Takimi Shba-Kinë përfundon në konflikt
19/03/2021 13:26

Bisedimet e para të nivelit të lartë të SHBA-së në prani fizike me Kinën rivale, nisën me komentet e palës amerikane se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe zotimin se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij. Sekretari i Shtetit Antony Blinken i tha diplomatit të lartë të Kinës, Yang Jiechi dhe Këshilltarit të Shtetit Ëang Yi në Ankorixh se pala amerikane do të diskutonte "shqetësimet e saj të thella" në lidhje me veprimet kineze në Xinjiang, Hong Kong dhe Tajvan, si dhe sulmet kibernetike ndaj Bashkuara Shtetet dhe presionin ekonomik ndaj aleatëve. "Secila prej këtyre veprimeve kërcënon rendin e bazuar në rregulla që ruan stabilitetin global," tha ai.Në përgjigje të gjatë ndaj deklaratave të hapjes nga Shtetet e Bashkuara, Yang u kundërpërgjigj, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se po perdor fuqine tyre ushtarake dhe epërsinë financiare për të bërë presion ndaj vendeve dhe për abuzim të sigurisë kombëtare për të kërcënuar të ardhmen e tregtisë ndërkombëtare. Ai deklaroi se Xinjiangu, Hong Kongu dhe Tajvani ishin të gjitha pjesë të pandashme të territorit kinez dhe Kina kundërshton me vendosmëri ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në punët e saj të brendshme.Yang tha se ishte e nevojshme të braktisej "mentaliteti i Luftës së Ftohtë" dhe konfrontimi.shkëmbimet e ashpra verbale mes dy delegacioneve zgjatën më shumë se një orë dhe në disa raste ata diskutuan se kur do të nxirreshin gazetarët jashtë dhomës së takimit.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52