Aksident në aksin Peshkopi- Maqellarë. Dy makina janë përplasur në vendin e quajtur ‘Zyrat e Melanit’ dhe për pasojë janë plagosur një çift që udhëtonin me një mjet tip Golf. Dy të lënduarit janë trasportuar në spitalin Rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se mjeti tip Peugot, i ka prerë rrugën për tu parkuar në krahun e kundërt. Policia po kryen veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.