Një aksident rrugor u regjistrua pak minuta më parë në aksin kombëtar Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan, ku u përfshinë dy automjete. Sipas burimeve paraprake, në aksident u përfshi një mjet tip Ford me targë AA240GE, i drejtuar nga shtetasi Leonard Begolli, 64 vjeç, dhe një automjet tip Mercedez Benz me targë AB896TC, në pronësi të Alen Preçit.