Një aksident tragjik me dy viktima ndodhi në një autostradë të Gjermanisë, ku pesë kamionë u përplasën me njëri-tjetrin. Nga aksidenti masiv mbeti i plagosur edhe një person. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, njëri prej kamioneve mbante materiale të rrezikshme, që edhe pse ende nuk janë specifikuar, raportohet se u lëshuan substanca toksike. Nga aksidenti pati shpërthime dhe banorëve aty pranë iu kërkua të qëndronin në shtëpi me dritaret e mbyllura për të shmangur ekspozimin ndaj tymit. Gjithashtu zyrtarët thanë se nuk ishte e qartë nëse do kishte më shumë viktima pasi ekipet e emergjencës nuk mundën të hyjnë plotësisht në vendin e përplasjes, për shkak të rreziqeve. Autostrada ku ndodhi aksidenti është bllokuar, për shkak të rrezikut se mund të ketë edhe shpërthime të tjera Pamjet: AFP