Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të përçajnë amerikanët para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Ishte ky paralajmërimi i zyrtarëve të inteligjencës në SHBA që u thë gazetarëve se individë prej këtyre vendeve kanë marrë mësime nga proceset e kaluara zgjedhore në SHBA, dhe janë më të përgatitur për të nxitur trazira.