Policia e Lushnjes arrestoi një 38 vjecar nën dyshimin se ai përndiqte dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një vajze. Kjo e fundit bëri kallëzim në komisariat duke thënë se Fatjon Ahmetaj kishte ushtruar dhunë ndaj saj në një subjekt tregtar, në të cilën ajo punonte. Sipas saj, 38 vjecari e përqindte prej dy muajsh qoftë në vendin e saj të punës, apo edhe kur shkonte në banesë. Shërbimet e komisariatit të policisë Lushnje pas kallëzimit, identifikuan lokalizuan dhe vendosën në pranga shtetasin Fatjon Ahmetaj.