Situata në qarkun Shkodër, më konkretisht në njësinë administrative Ana e Malit, paraqitet më e përmirësuar këtë të mërkurë. Raportohet se në krahasim me një ditë më parë, ku nën ujë ishin 1020 hektarë tokë, mëngjesin e së mërkurës, llogaritet të jenë vetëm 500 hektarë sipërqafe toke të përmbytura, një rënie kjo me 520 hektarë.