Reshjet masive të shiut të ditëve të fundit, që shkaktuan dëme të konsiderueshme në Tropojë, Elbasan, Vlorë dhe zona të tjera të Shqipërisë; duket se kanë ndikuar pozitivisht në situatën energjitike. Referuar të dhënave të Koorporatës Elektoenergjitike Shqiptare, niveli i ujit në liqenin e Fierzës që shërben si rregullator edhe për dy hidrocentralet e mëdhenj mbi kaskadën e Drinit, të Vaut të Dejës dhe të Komani, u rrit me një metër duke arritur në 268.61 metër mbi nivelin e detit.