Moti i keq e përmbytjet kanë bërë të ministri i Mbrojtjes të dalë në terren për të parë situatën nga afër. Qarku i Shkodrës dhe ai i Lezhës rezulton të jenë më problematikë, ku mësohet se dalja e lumenjve dhe përrenjve nga shtrati ka shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore por edhe rrugëve dytësore, të cilat kanë mbetur të dëmtuara. Ministri Peleshi ka vizituar Bërdicën, n jë prej zonave të prekura nga përmbytjet, ku edhe dha disa detaje.