Përkeqësimi i menjëhershëm i motit shkaktoi përmbytje në qarkun e Lezhës, ku dy familje në fshatin Mabë, u evakuuan nga ekipet e shpëtimit për shkak se ishin izoluar nga prurjet e mëdha të ujit. Në njësinë Administrative Dajç sipërfaqe të konsiderueshmë të tokave bujqësore, u përmbytën vetëm në një hark kohorë prej 24 orësh. Përmbytje pati edhe në fshatin Kotërr, ku pas ndërhyrjes me mjetet e Bashkisë, gjendja u normalizua.