Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa zona të ultësirës perëndimore. Në qarkun e Lezhës, sipërfaqe të mëdha toke janë mbuluar me ujë, duke filluar me Mabën, Pirajn, Gjadrën dhe Torovicën. Sipas të dhënave nga strukturat e bashkive në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, sasia e reshjeve të rëna për 2 ditët e fundit ka qenë 212 mm, një shifër e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.