Shoqata e Komunave të Kosovës kërkoi të dielën nga qeveria, që të mundësojë një fond emergjence për të përballuar pasojat e përmbytjeve të këtyre ditëve të fundit. Kjo kërkesë e komunave vjen pas përmbytjeve të frikshme që përfshinë disa rajone, këtë javë, duke shkaktuar dëme të mëdha në ekonomitë familjare, bizneset, infrastrukturën rrugore etj.