Trupa dhe mjete ushtarake nga Forcat e Armatosura shqiptare janë dislokuar në Kukës, ku do të qëndrojnë në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë. Forcat në gatishmëri do të jenë krah autoriteteve të Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës me përmbytjet që janë shkaktuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut.