Një mesazh nga qielli ka mbërritur për njërën prej banoreve të shtëpisë së Big Brother Vip, Antonela Berishaj. Motra e saj dhe kunati, përmes një parashute, i rikujtuan Antonelës të vazhdojë e fortë garën në Big Brother. Jo vetëm Antonela por edhe banorët e tjerë u emocionuan shumë nga kjo surprisë. “Keek going teze Ela”, shkruhej në parashutë duke përlotur Antonelën. Ndërkohë, për ish konkurtenten e përputhen, as debatet nuk kanë të sosur. Pas një diskutimi që nisi për turnet e provës javore, dolën në pah pakënqësitë që Antonela dhe Einxhelit kanë me njëra tjetrën. Të cilat kanë vendosur të mos heqin dorë nga qëndrimet dhe mendimet e tyre.