Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reguar zyrtarisht në lidhje me situatën e krijuar gjatë protestës së zhvilluar nga opozita, në afërsi të Xhamisë së Namazgjasë teksa besimtarët myslimanë po falnin namazin e teravive. KMSH shprehu indinjatën për lëndëimin e besimtarëve që po kryenin ritet fetare, teksa dënoi incidentin e ndodhur në 20 shkurt dhe u bëri thirrje aktorëve të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve.