Në kampet e emigrantëve që tentojnë të shkojnë ilegalisht në Britani kanë shpërthyer përleshjet mes shqiptarëve dhe eritreanëve. Kështu shkruan “Daily Mail”, i cili ka realizuar një reportazh në kampin e imporvizuar nga Home Office në Kent. “Skenat të kujtojnë ish-qytetin e ‘Xhunglës’ në Calais”, shkruan media britanike, ku theksohet se ky kamp është i tejmbushur.