Në 108-vjetorin e Fitores së Çanakalasë, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, bëri një vizitë në Monumentin e Dëshmorëve, ku mbajti edhe një fjalim krenarie për kombin turk. Ai bëri thirrje që njerëzit të kthejnë kokën nga kjo betejë historike, për të gjetur forcë e për t’u ringritur, pavarësisht vështirësive.