Policia e Bulqizës vuri në pranga 21 vjecarin Ervin Karasani, nën akuzën se përkrahu shokun e tij Aranit Alushi, për të plagosur një person, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Bulqizë. 21 vjecari u lokalizua në fshatin Radovesh nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër. Nga hetimet rezultoi se ky shtetas përkrahu shokun e tij Aranit Alushi, i cili plagosi 25 vjecarin Besnik Kurti.