Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e rajonit Elbasan -Korçë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, duke pezulluar nga detyra inspektorin Ervis Kaloti, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Elbasanit. Ndaj tij janë ekzekutuar dhe masat e sigurisë të ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.