Situata nga zjarret është përkeqësuar në orët e pasdites së të hënës, ku ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era është ashpërsuar përhapja e vatrës aktive në Poliçan, teksa tre vatra të reja kanë shpërthyer përreth Tiranës, një tjetër në Krujë dhe një te Syri i Kaltër. Në Poliçan paraqitet situata më dramatike, ku flakët vijojnë të kërcënojnë banesat dhe shtëpinë e të moshuarve. Forca të shumta zjarrfikësesh janë përqëndruar në terren në betejë me zjarrin, ndihmuar edhe nga ndërhyrja nga ajri.