Të huajt që duan të vijnë të punojnë nga Shqipëria online për një kompani të huaj do të përjashtohen nga taksat për një vit. Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet në ligjin për zhvillimin e startup-eve duke e bërë vendin tonë edhe më joshës për nomadët digjitalë. Punonjësit digjitalë lëvizës, sipas ndryshimeve të ligjit nuk do të konsiderohen rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë për një periudhë prej 12 muajsh, që përkthehet në përjashtimin nga taksat për një vit.