Ditët e fundit Europa është mbërthyer nga temperaturat përvëluese të cilat kanë nxitur zjarre të shumta. Pamjet tronditëse tregojnë flakët që kanë përfshirë disa makina në zonën e Pedelit në Athinë, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi kanë zënë qiellin. Ndërkohë i rrezikuar është edhe spitali i fëmijëve në zonën periferike të qytetit, nga ku janë evakuuar 36 fëmijë dhe 16 mjekë. Ka qenë era ajo që ka çuar flakët drejtë shtëpive, të cilët po rrezikojnë zonat e banuara. për këtë arsye mbrojtja civile njoftoi banorët e zonës Pedeli te largohen nga banesat e tyre. Gerqia ka kujtime të hidhura të një zjarri të vitit 2018 që përfshiu qytetin bregdetar të Matit pranë Athinës, duke vrarë 102 njerëz brenda pak orësh.