Dikur quhej Shërbimi Informativ i Rendit. Më pas mori emrin Shërbimi për Cështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe me ndryshimet e tjera ligjore do të quhet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Këto janë risitë e strukturës që kontrollon të paktën ligjërisht deri tani efektivët e Policisë, drejtorinë e ruajtjes së personaliteteve të Larta, ndryshe Gardën e Republikës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri.