Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka përfunduar hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, dhe 9 të hetuarit e tjerë të dosjes së korrupsionit në burgje. ditën e sotme pritet që ish-gjyqtares Hoxha dhe të arrestuarve të tjerë t’iu komunikohet akuza e korrupsionit. Ndërkohë, për mjekun kardiolog, Edvin Prifti, do të vijojnë hetimet, pasi ka ende shumë veprime hetimore për të kryer.