Një gjykatë e Bosnjes ka rrëzuar pretendimet e prokurorisë për përdorimin e përgjimeve të siguruara nga platformat si Sky apo Encrochat me arsyetimin se ligjshmëria e mbledhjes së tyre tyre nuk mund të verifikohet. Sipas gjykatës së Tuzlës, përgjimet nuk janë siguruar sipas procedurave ligjore, u mungon akti, apo urdhri zyrtar kush i ka mbledhur dhe kur i ka mbledhur. Për këto arsye, thotë gjykata, pranimi i tyre si prova në një proces gjyqësor mund të cenojë artikullin 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm.