Pas publikimit në media të disa përgjimeve të antimafias italiane për 'Ndragheta-n', ku mafiozët italianë pretendonin se kishin kontakte edhe me zyrtarë në Shqipëri, SPAK ka nisur hetimet. Për këtë Kreu i SPAK, Arben Kraja ndodhet ne Itali për të takuar kryeprokurorin e Antimafias, Cafiero de Raho. Përmes një njoftimi SPAK bën me dije se regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë më datë 25 janar, dy ditë pas publimit të përgjimeve. Në përgjimet e Ndraghetës përmendeshin politikanë dhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë. Mafiozët italianë pretendonin se mund të ndërtonin dhe të bënin biznese në Shqipëri. Prokurori që do të ndjekë hetimet e dosjes 'Ndragheta' në Shqipëri është Sotir Kllapi.