Një bilanc I frikshëm është regjistruar në vendin tonë në më pak se 24 orët e fundit, teksa 5 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë lënduar në 3 aksidente të ndryshme. Ai më I rëndi është shënuar rreth orës 18:00 të së enjtes pranë rrethrrotullimit të Saukut, ku 20 vjeçari Klevis Ruçaj së bashku me 2 pasagjeret në automjetin e tij tip Audi, të identifikuara si Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23-vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, fatkeqësisht ndërruan jetë nga aksidenti fatal.