Në Gjermani ka hyrë në fuqi ligji i ri për Shërbimin Ushtarak nga janari i vitit 2026. Shërbimi ushtarak vullnetar është futur në fuqi pas luftës në Ukrainë dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës por edhe vendeve të tjera. Rekrutimi ushtarak në Gjermani u pezullua në vitin 2011, por rikthimi i ligjit është pritur me protesta. Një dispozitë ka ngjallur reagim shkruan DË, pasi burrat midis moshës 17 dhe 45 vjeç duhet të "marrin një miratim nga Qendra përkatëse e Karrierës Bundesëehr nëse dëshirojnë të largohen nga Republika Federale e Gjermanisë për më shumë se tre muaj". Frankfurter Rundschau, e cila raportoi për dispozitën të premten, tha se rregulli do të zbatohej pavarësisht nëse një burrë gjerman "planifikonte një semestër studimi jashtë vendit, punë në një vend të huaj ose një udhëtim turistik nëpër botë". Autoritetet gjermane e kanë komentuar këtë si një veprim që në rast lufte ushtria duhej të dinte se sa burra jetonin jashtë vendit për një kohë të gjatë. "Meqenëse shërbimi ushtarak sipas ligjit aktual bazohet ekskluzivisht në pjesëmarrjen vullnetare, leje të tilla duhet të jepen në përgjithësi", shtoi zyrtari. Pasojat e kësaj pike të ligjit mbeten ende të paqartadhe se si do të ndihkojnë tek personat që jetojnë jashtë territorit për periudha të gjata. Gjermania synon të rrisë numrin e ushtarëve në detyrë aktive nga afërsisht 180,000 burra dhe gra që janë aktualisht në 260,000 deri në vitin 2035.