Top News – ‘Përgatitje për luftë të vërtetë!’ Koreja e Veriut teston sërish raketa, bien në det
22/03/2023 14:51

Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa të mërkurën, tha ushtria e Seulit. Lëshimi i fundit i raketave vjen në kohën kur Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake. “Ushtria e Koresë së Jugut ka detektuar lëshimin e disa raketa në Detin e Lindjes” nga Koreja e Veriut, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Seulit, duke iu referuar detit që njihet edhe si Deti i Japonisë. “Detajet specifike po analizohen nga autoritetet e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara”, u tha në deklaratë. Pasi vitin e kaluar, Koreja e Veriut testoi një numër rekord të armëve dhe rriti kërcënimin bërthamor, Seuli dhe Uashingtoni kanë rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe më 13 mars kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake, që janë më të mëdhatë në pesë vjetët e fundit. Të njohura si Mburoja e Lirisë, stërvitjet do të mbahen për të paktën dhjetë ditë. Ushtria e Koresë së Jugut tha se do të “kryejë me sukses stërvitjet e planifikuara nën një qëndrim të fortë të mbrojtjes”. Koreja e Veriut i sheh të gjitha stërvitjet ushtarake si përgatitje për pushtim dhe thotë se ato janë “shpallje e luftës”. Phenjani vazhdimisht ka kërcënuar se do të ndërmarrë masa të mëdha për t’iu kundërpërgjigjur stërvitjeve ushtarake. Lëshimet e raketave më 22 mars vijnë një javë pasi Koreja e Veriut testoi raketën më të madhe dhe më të fuqishme, Hëasong-17. Ai ishte testimi i dytë gjatë këtij viti i një rakete balistike ndërkontinentale. Media shtetërore verikoreane tha se lëshimi i raketës balistike ndërkontinentale u bë për shkak të stërvitjeve të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB