“Para zgjedhjeve parlamentare të 2025, socialistët mblodhën asamblenë kombëtare , me në fokus rienergjizimin dhe hapjen e partisë. Anëtarë të asamblesë, kryebashkiakë, deputetë, ministra, dhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste u mblodhën në një ambjent privat në periferi të kryeqytetit në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë. Në mbledhjen me dyer të mbyllura mbajti fjalën kryesocialisti Edi Rama, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi për të vijuar me raportime nga cdo qark.”