Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses.