Bizneset e Kosovës po ankohen për bllokim në procesin e transporteve për dërgesat në Portin e Durrësit dhe se nuk po lejohen nisjet e kamionëve në bazë të një protokolli të nënshkruar nga Ministria e Financave e Shqipërisë në vitin 2016 për tranzitin e përbashkët. Ato thonë se kanë marrë njoftimin nga Dogana e Kosovës, e cila është njoftuar nga Dogana e Shqipërisë se tranziti i përbashkët në bazë të marrëveshjes mes dy qeverive nuk vlen më nga data 9 prill 2025.