Rruga Rexhep Bastari në zonën e Freskut e cila ka qenë pjesë e debateve të fushtës së 14 majit, u asfaltua dhe u pajis me sinjalistikë, ndriçim, kanalizime dhe rrjetin e nevojshëm elektrik. Kryebashkiaku Erion Veliaj në përurimin e kësaj rruge, tha se skuadra e tij ka lënë gjurmë në të gjithë territorin dhe kudo ku ka patur projekte, janë finalizuar me sukses dhe cilësi të mirë.