Përfaqësues të Rithemelimit kanë mbërritur në qendrën e votimit ku u pezullua procesi pasi një qytetar fotografoi votën. I pranishëm në ambientet jashtë qendrës së votimit ishte dhe ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, që nën bluzë duket se ka me vetë një pistoletë. Strazimiri është shfaqur edhe herë të tjera i armatosur në publik, gjatë protestave kundër këndit të lojërave në Liqenin Artificial të Tiranës.