Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar se 26 vendet europiane janë dakordësuar të marrin pjesë në garancitë e sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës me Moskën, dhe se mbështetja e SHBA-së për këto garanci do të finalizohet në ditët e ardhshme. Presidenti francez e bëri deklaratën, pasi priti 30 udhëheqës të aleatëve perëndimorë të Ukrainës në Pallatin Elize në Paris të enjten, kryesisht evropiane, por edhe Kanadanë, Australinë dhe Japoninë. Bisedimet u pasuan nga një videokonferencë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.