Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic njoftoi se diplomatët evropianë kanë propozuar “kornizë të re” për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Deklarata e Vucic erdhi pas takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë të shtunën. Vuçic priti në Beograd të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune. Diplomatët evropianë I thanë presidentit serb se dialogu me Kosovën duhet të rezultojë me zgjidhje të menjëhershme dhe përfundimtare.