Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov reagoi menjëherë pas deklaratave të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës pas njohjes së rajoneve separatiste të Luhanskut dhe Donetskut në Ukrainën Lindore si shtete të pavarura. Lavrov theksoi se diplomatët e Perëndimit nuk do të ndalen asnjëherë së ndëshkuari Rusinë. Shefi i diplomacisë ruse shtoi se vendi i tij është mësuar me sanksionet dhe kërcënimet e Perëndimit ndaj tij.