Futbollistët në kampionatin italian të futbollit duke nisur nga sezoni i ardhshëm nuk do të mund të veshin fanelat me numrin 88. Ky është vendimi i dhënë nga Ministri i brendshëm Italian, Matteo Piantedosi, një vendim që është përfshirë në deklaratën për luftën kundër antisemitizmit e nënshkruar në 27 qershor.