Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar dy persona me urdhër të prokurorisë, pasi dyshohen se kanë përdhunuar 23-vjeçaren shqiptare, që u raportua e zhdukur disa ditë më parë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pejë. Dy të arrestuarit akuzohen për dhunë seksuale, ndërsa është sekuestruar edhe një automjet me të cilin dyshohet se kanë lëvizur dy autorët.