Dënohen me burg përjetë shqiptari dhe greku që përdhunuan dhe vranë studenten greke Eleni Topaloudi. Mediat greke raportojnë se 26-vjeçari grek dhe 24-vjeçari me origjinë shqiptare u dënuan me burgim të përjetshëm dhe 15 vjet nga Gjykata e Apelit të Athinës për krimet e vrasjes me dashje dhe përdhunimi në grup i një studenteje.