Ka marrë përmasa më të mëdha skandali i përdhunimit të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë, ngjarje kjo e cila coi në pranga abuzuesit dhe nxiti shoqërinë civile në Kosovë dhe Shqipëri të dalin në protesta. Policia e Kosovës bën me dije se në vijim të hetimeve ka arrestuar dhe 6 persona të tjerë si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit dhe përdhunimit të vajzës 11 vjeçare.