Gazment Bardhi menjëherë pas daljes nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në 12 Prill, në një deklaratë për mediat pasi hodhi një sërë akuzash ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, paralajmëroi për të tjera zhvillime. Ai u shpreh se nëse Berisha nuk bën pas, PD do të shkojë në një përçarje përfundimtare.