Gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp do të marrë shumë shpejt trajtën e një filmi. Skenarin, për përballjen më të ndjekur gjyqësore që mbajti mbërthyer amerikanët pas ekranit do ta shkruajë autori i “Late Night Ëith Conan O’Brien”, Guy Nicolucci, ndërsa Sarah Lohman, e cila ka drejtuar “Lifetime’s Secrets in the Ëoods”, do të jetë gjithashtu pjesë e këtij projekti. Ndërkohë, Melissa Marty do të shfaqet si avokatja e Depp, Camille Vasquez dhe Marry Carrig do të luajë rolin e këshilltares së Heard, Elaine Bredehoft.