Për përballimin e emergjencës së Covid 19 sidomos në sektorin e shëndetësisë, Parlamenti ka diskutuar marrëveshjen e huasë me BERZH në vlerë 15 milionë euro. Ministrja e Shëndetesisë Ogerta Manastirliu tha se përveç fondeve të akorduara dhe mbeshtetjes së dhënë deri tani për shendetësinë që është në vijën e parë të luftës së covid 19, këto para do të përdoren për të vijuar përballjen më tej, që nga evidentimi i rasteve të reja, parandalimi apo edhe për sigurimin e mjeteve mbrojëse për personelin. Sipas Manastirliut fondet e kësaj marrëveshjeje do të përdoren dhe për rehabilitimin dhe modernizimin e Spitalit Infektiv që tashmë njihet si Covid 1. Manastirliu tha se kjo marrëveshje e re me BERZH është një përpjekje më shumë për të adresuar financimin sipas strategjisë së qeverisë për përbaallimin e pandemisë së Covid 19 në këtë vit në dhe në 2021.