Tirana është në telashe me klubin bardheblu që përballet me një bllokim aksionesh. Një kompani përmbaruese ka depozituar një urdhër të datës 26 shkurt 2024 ku theksohej vendosja e masës së sekuestros konservative në aktivet që zotëron pala debitore shoqëria ‘Klubi i Futbollit Tirana'”. Në vendim nuk bëhet e ditur shuma, por ai mund të rrezikojë licencimin e klubit kryeqytetas nga UEFA. Një ndër kriteret e qeverisë së futbollit evropian për licencimin e klubeve të futbollit është shlyerja e detyrimeve të klubeve kundrejt futbollistëve. Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë ka penalitete të rënda.