Ukraina do të konsideronte mbylljen e termocentralit bërthamor në Zaporizhia, I cili shtrihet në territorin e pushtuar nga Rusia nëse Kievi humb kontrollin e operacioneve në zonë. Impianti në juglindje të Ukrainës është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Termocentrali është ende duke u operuar nga stafi ukrainas, puna e të cilit monitorohet nga ekspertë bërthamorë rusë. Në kohë paqeje, gjashtë reaktorët e saj prodhonin një të pestën e energjisë elektrike të Ukrainës dhe pothuajse gjysmën e prodhimit të termocentraleve bërthamore të vendit.