Më shumë se një milion njerëz mund të kenë hequr dorë nga duhani që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar sipas një studimi të organizatës Aksioni për Duhanpirjen dhe Shëndetin, me seli në Londër. Nga ata që kanë lënë duhanin në katër muajt e mëparshëm, 41% thonë se ky vendim ishte përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj koronavirusit. Aksioni për Duhanpirjen dhe Shëndetin sqaron se sondazhi është kryer në periudhën 15 prill – 20 qershor, me një kampion përfaqësues prej 10,000 personash.”Mbi një milion duhanpirës mund të kenë arritur ta ndalojnë duhanin qëkur COVID-19 ka goditur Britaninë “, tha drejtuesja e organizatës, Deborah Arnott.