Kampionati ukrainas pezullohet përfundimisht për shkak të pushtimit rus që nisi në 24 shkurt. Drejtuesit e Ligës Ukrainase të Futbollit dolën me një komunikatë për shtyp ditën e martë duke bërë të ditu vendimin për mbylljen përfundimtare të sezonit. Në këtë komunikatë thuhet se të gjitha skuadrat e Premier League Ukrainase mbështetën propozimin për të mbyllur sezonin 2021/2022. Kjo do të thotë se klasifikimi përfundimtar mbetet ai i përpara luftës me Shaktjorin që është në vendin e parë me 2 pikë më shumë se Dinamo e Kievit, por titulli kampion nuk do të akordohet.